Perandori romak Konstantini i madh në 11 maj 330 urdhëroi ndërtimin shumëvjeçar të qytetit Byzantion me emrin e ri Nova Roma (Roma e re). Urbanizimi, infrastruktura dhe objektet e reja kthejtën vëmendjen e shumë banorëve të perandorisë për ta vizituar kryeqendrën e re, shkruan foldrejt.com.
Qyteti i ri së shpejti mori famë të madhe dhe në botë filloi të njihet gjërësisht si Konstantinopoli (qyteti i Konstantinit).
Kjo vlejti deri në fund të majit 1453, kur Sulltan Fatih Mehmeti pushtoi qendrën më të rëndësishme të perandorisë bizantine – si pasardhëse e Perandorisë Romake. Megjithatë bota perëndimore vijoi ta quajë Stambollin me emrin e vjetër Konstantinopoli, deri në Luftën e Parë Botërore – kur humbi betejën e Galipolit./Foldrejt.com