Një sulm tjetër ajror i ushtrisë ruse ka ndodhur mbi një kullë të televizionit në veri të Ukrainës, ku si pasojë kanë humbur jetën nëntë persona dhe nëntë tjerë kanë mbetur të lënduar, kanë njoftuar autoritetet lokale.
Vitaliu Koval, guvernatori rajonit Rivne, tha se kulla dhe ndërtesa administrative pranë saj janë goditur nga dy raketa të ndryshme, në një sulm që ndodhi në fshatin Antopi, transmeton Telegrafi.
Mediat lokale raportojnë se radiot dhe televizionet lokale, kanë pasur problem me sinjal si pasojë e sulmit të sotëm mbi kullën.