Një lajm i bujshëm vjen nga Argjentina. Trajneri i Gimnasia de La Plata, Diego Armando Maradona, i ka bërë një ftesë legjendës së Brazilit, Ronaldinhos.
Sipas raportimit të “VaskySports”, oferta e argjeentinasit është dopio për ish-sulmuesin.
Braziliane mund t’i bashkohet stafit të Maradonës ose mund të rikthehet në fushë si lojtar. Ideja e fundit mund ta tundojë 40-vjeçarin, por edhe bashkëpunimi me Diegon është një tjetër alternativë e mirë për të.
Mbetet për t’u parë nëse do të kemi një bashkim të të dy legjendave të futbollit dhe gjithçka është në dorën e Ronaldinhos, i cili para pak ditësh fitoi lirinë në Paraguai, ku akuzohej për falsifikim dokumentacioni.