Pse disa njerëz janë magnet mushkonjash mund të varet nga disa faktorë. Megjithatë, hulumtimet e reja kanë konfirmuar se një nga shkaqet mund të jetë alkooli, në radhë të parë kokteji me xhin dhe tonik, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Shkencëtarët zbuluan se xhini mund t’i bënte njerëzit më tërheqës për mushkonjat dhe toniku përmbante shumë pak kininë për të qenë efektiv kundër mushkonjave.
Profesor James Logan theksoi se alkooli në përgjithësi i bën njerëzit më tërheqës për mushkonjat.
Një studim i publikuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Kontrollit të Mushkonjave konfirmon gjithashtu se alkooli tërheq mushkonjat dhe madje edhe gotat që përmbajnë pije alkoolike.
Studimi vëzhgoi një grup njerëzish, 12 burra dhe një grua midis moshës 20 dhe 58 vjeç, studiuesit matën përmbajtjen e alkoolit në djersën e pjesëmarrësve që pinin 350 mililitra birrë. Rezultatet e hulumtimit treguan se mushkonjat u ulën më shumë tek ata që pinin birrë.
“Studimi konfirmoi se njerëzit që pinë alkool duhet të jenë të kujdesshëm, sepse janë në rrezik të shtuar të pickimit të mushkonjave, dhe në këtë mënyrë edhe sëmundjeve që transmetojnë”, u tha aty. /FolDrejt/