Një lokal është përfshirë nga zjarri ditën e djeshme në Prishtinë.
Rastin e ka bërë të ditur vetë pronari i lokalit, i cili ka thënë se një pjesë e lokalit të tij është përfshirë nga flakët në orët e hershme të mëngjesit ditën e djeshme, saktësisht rreth orës 02:22, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të policisë, më tej thuhet se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkohë, rasti ka filluar të hetohet.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri i është përfshirë një pjesë e lokalit të tij. Njësiti i zjarrfikësve ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/