Kanalet në rrjetin social Telegram të lidhura me anëtarët e formacionit paraushtarak rus Wagner raportuan sot se një nga luftëtarët elitë të Wagner u arrestua në Finlandë me kërkesë të Ukrainës.
Nën-njësia Vagnera Rusič e identifikoi të arrestuarin si Jan Petrovski, një anëtar themelues dhe udhëheqës i njësisë që është nën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe SHBA që nga viti i kaluar, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Thuhet se Petrovsky, i cili lufton në Ukrainë që nga viti 2014, është arrestuar një muaj më parë dhe tani mund të ekstradohet në Ukrainë./FolDrejt/