Luftëtari MiG-31 u rrëzua në rajonin e Leningradit në veriperëndim të Rusisë dhe ekuipazhi u katapultua, njoftoi shërbimi për shtyp i sektorit ushtarak.
Siç u tha, avioni u rrëzua gjatë fluturimit stërvitor. Ekuipazhi u katapultua dhe tre helikopterë Mi-8 u dërguan në kërkim, shkruan agjencia Tas s.
Aeroplani u rrëzua në një zonë të pabanuar dhe nuk u shkaktuan dëme në tokë, shtoi shërbimi për shtyp./FolDrejt/