Shefi i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andrii Yermak, ka bërë të ditur se tanket e dorëzuara si ndihmë ushtarake nga Polonia dhe Gjermania kanë mbërritur në Ukrainë.
Në llogarinë e tij në twitter, Yermak në një postim njoftoi se tre tanket e para gjermane ‘Flakpanzer Gepard’ janë tashmë në Ukrainë, ndërsa në një postim tjetër njoftoi se edhe tanket polake ‘PT-91 Twardy MBT’ janë në Ukrainë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Një mik në nevojë është vërtet një mik”, shkroi Yermak.
Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara (OKB), që nga fillimi i luftës ruse kundër Ukrainës më 24 shkurt, të paktën 5.237 civilë janë vrarë dhe 7.035 të tjerë janë plagosur.
Të paktën 16 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Ukrainë, përfshirë 9.2 milionë që kanë ikur jashtë vendit./FolDrejt/