Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit me inicialet SH.B për veprën penale “Dhunë në familje”.
Gjykata ka vlerësuar se i dyshuari do të perngojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar tek e viktima dhe dëshimtarët.
“Gjykata ka vlerësuar se nëse i pandehuri SH.B do të jetë në liri do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar tek e dëmtuara E.B dhe dëshmitarët, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsërisë ose të kryejë vepra tjera penale, andaj masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale”, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës