Një muaj paraburgim është vendosur ndaj të dyshuarit të katërt për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, që ndodhi më 26 nëntor të vitit të kaluar.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Tringa Zhuti, zëdhënëse për media në Gjykatën Themelore në Pejë.
Masa e paraburgimit për të dyshuarin ka hyrë në fuqi nga 6 shkurti deri më 4 mars, njofton Klankosova.tv.
Tre të dyshuarit e tjerë për vrasjen që ndodhi në autobusin në Gllogjan janë arrestuar më 11 dhjetor.