Gjykata Themelore në Prishtinë, sot ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit R.T në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale bashkimi ose pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.
Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të miturit R.T bazuar në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Gjykata thotë se pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.