Konservatorët britanikë ndodhen përsëri përballë sfidës për të caktuar liderin dhe kryeministrin e ardhshëm. Kryeministrja e tanishme Theresa May, ka premtuar se menjëherë pas votimit të Brexit, do tërhiqet nga posti dhe kjo ka shfaqur emrat e zëvendësueses së saj, shkruan foldrejt.com.
Sipas magazinës më të madhe të Europës, SPIEGEL, si pasardhësit e saj vlejnë gjashtë kandidatë: ministri i jashtëm Jeremy Hunt, ministri i mjedisit Michael Gove, ministri i Brexit Dominic Raab, ministri i shëndetësisë Matt Hancock, Andrea Leadsom, ish ministri i Brexit David Davis, pro-europiania nga Karabibet Amber Rudd, si dhe bankieri dhe ministri i brendshëm Sajid Javid.
Kush është ministri i brendshëm Sajid Javid?
Historia e tij ka fascinuar shumë britanikë: babai i Sajid-it, erdhi në Britaninë e Madhe si emigrant nga Pakistani – praktikisht pa para për të punuar si shofer autobusi. Më vonë djali i tij si bankier do fitonte miliona, përcjell foldrejt.com.
Javid vlen si top-favoriti për pasardhësen e May. Ai dikur ishte kundër Brexit, kurse tani e mbështet një vendim të tillë politik. Megjithatë, ai ka kritika për deklaratat në kohën e krizës së refugjatëve./Foldrejt.com