Presidenti Emmanuel Macron pritet të takohet sot me drejtuesit e të dy dhomave të parlamentit dhe protestat e dhunshme për vrasjen e Nahel M, i cili u qëllua nga policia, ishin disi më të qeta gjatë natës së kaluar krahasuar me ditët dhe netët e mëparshme, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Policia arrestoi 49 persona në të gjithë vendin të dielën, njoftuan mediat franceze, duke cituar ministrinë e brendshme, që është dukshëm më pak se 719 të arrestuarit një ditë më parë dhe 1,300 të premten.
Të martën, Macron do të takohet gjithashtu me kryetarët e 220 qyteteve të prekura nga protestat, tha zyra e tij, pas një takimi krize me ministrat e qeverisë të dielën mbrëma.
Dhuna, e cila është në rënie, pasoi një thirrje për qetësim nga gjyshja e Nahel.
“Ndaloni trazirat, ndaloni shkatërrimin. Unë u them atyre që protestojnë: mos të thyejnë xhamat, sulmojnë shkollat dhe autobusët. Ndaloni. Nënat hipin në ata autobusë. Banditët po përdorin Nahelin si justifikim për trazira”, tha gjyshja e të riut të vrarë. /FolDrejt/