Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se një burri nga Lipjani i janë vendosur prangat, pasi i njëjti dyshohet se e kishte ngacmuar një tjetër, qe një kohë të gjatë, shkruan Fol Drejt.
“Lipjan, 31.05.2023 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që një kohë të gjatë është duke ngacmuar me qëllim të frikësimit viktimën mashkull kosovar, mirëpo viktima nuk e kishte raportuar më herët rastin” – thuhet në raportin e publikuar sot nga policia.
Më tutje thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/