Kryetari i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Mitrovicës, Aleksandar Spiriq, ka thënë sot se një numër i madh i qytetarëve nga Kosova dhe Metohia kanë votuar në zgjedhjet për president dhe parlament.
Pas votimit në Rashkë, ai tha se serbët e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, përkundër të gjitha presioneve dhe pamundësisë për ta bërë këtë në komunitetet e tyre në Kosovë dhe Metohi.
“Me mjete demokratike populli serb e shpreh vullnetin e tij me laps dhe letër dhe nuk e ka pasur të vështirë të vijnë në këmbë dhe të organizuar mbi dhjetëra kilometra, të gjitha për të dëshmuar se janë pjesë e Kosovës dhe Metohisë”, tha Spiriq për Tanjug, transmeton FolDrejt.