Kanali i Suezit regjistroi trafikun më të madh ditor të transportit detar që kur u hap në vitin 1869, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
107 anije, që transportonin 6.3 milionë tonë mallra, kaluan përmes kanalit brenda një dite.
Në mesin e anijeve ishte një nga anijet më të mëdha të mallrave në botë, e cila lundroi nga Greqia në Malajzi.
Autoritetet ia atribuojnë rritjen e trafikut projektit të zgjerimit që përfundoi në vitin 2016.
Kanali i Suezit lidh Detin e Kuq dhe Mesdhe, dhe konsiderohet si një nga rrugët detare më të ngarkuara. /FolDrejt/