Ramadan Beqiri, mësimdhënës në shkollën fillore “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë, pretendon që sot ka mbajtur mësim, shkruan Fol Drejt.
Beqiri ka njoftuar se ka zhvilluar orën mësimore përmes një postimi në rrjete sociale.
Ai ka treguar se me nxënësit e klasës së tetë, ka bërë përsëritje nga mësimet e kaluara.
“Vazhdojmë në orët vijuese”, ka shkruar ai në murin e tij në Facebook.
Sipas mediave vendore, Ramadan Beqiri është babai i Arianit Beqirit, asistentit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Gjithsesi në fotografitë e shpërndara në murin e tij në Facebook, nuk shihen askund nxënësit, përveç disa fotografive të tabelës së zezë.
Ai para disa ditësh dha edhe një intervistë për një medium, nëpërmjet të cilit e paralajmëroi fillimin e mësimit në lëndën e tij./FolDrejt/