Virusi Korona po përhapet me shpejtësi dhe duket se tashmë po fillon të prek edhe Ballkanin. Gjasat për përhapje të shpejtë në gadishullin tonë shtohen pas shtimit të rasteve të infektuarve dhe vdekurve në Itali, informon foldrejt.com.
Momentalisht në klinikën për Infeksione në Shkup, po kryhet një test për virusin Korona të një pacienti. Rezultatet pritet të dalin në orët vijuese.
Bëhet fjalë për një person që kishte ardhur sot nga Milani në Shkup. Ai kishte pasur temperaturë dhe disa simptoma tjera të virusit. /Foldrejt.com