Një person 101-vjeçar është dënuar për 3.518 akuza për vrasje, pasi ka shërbyer në kampin e përqendrimit të nazistëve Sachsenhausen gjatë Luftës së Dytë Botërore
Një person 101-vjeçar u dënua sot për 3.518 akuza të ndihmës në vrasje për shërbimin në kampin e përqendrimit të nazistëve Sachsenhausen gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan AA, transmeton FolDrejt.
Gjykata Rajonale e Neuruppin e dënoi atë me 5 vjet burg.
Personi, emri i të cilit nuk u bë i ditur, ka mohuar se punonte si roje SS në kamp dhe se kishte ndihmuar dhe nxitur vrasjen e mijëra të burgosurve./FolDrejt/