Një person ka plagosur veten afër liqenit të Badovcit.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 23:00, përcjell Fol Drejt.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor pasi dyshohet se i njëjti është vetplagosur”, njofton Policia e Kosovës.
Lidhur me rastin është sekuestruar një pushkë gjuetie me 10 fishekë dhe në konsultim me prokurorin e shtetit rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/