Një rast i gjetjes së mjetit shpërthyes është raportuar në Istog.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 14:45, në fshatin Istog i Poshtëm, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar tokën, kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes.
Tutje, bëhet e ditur se njësitë relevante policore dhe njësitë përkatëse të FSK-së kanë dal në vendin e ngjarjes ku nga ana e FSK-së në mënyrë të sigurtë kanë bërë detonimin e mjetit shpërthyes.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit./FolDrejt/