Në orën 07:37 të mëngjesit është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë.
Bazuar në atë që thuhet brenda raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është gjetur i shtrirë në rrugë, transmeton Fol Drejt.
Viktima është dërguar në QKUK në gjendje të renduar dhe më pas ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/