Një person është gjetur pa shenja jetë në oborrin e shtëpisë së tij në Shtërpcë.
Rasti ka ndodhur mesditen e djeshme, rreth orës 12:03, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore./FolDrejt/