Një person është gjetur i vdekur në rrugën “Ekrem Rexha”në Prizren.
Siç njofton policia në rajonin e Prizrenit, pas marrjes së informatës, njësitet relevante kanë shkuar në vendin e ngjarjes, dhe kanë gjetur një trup i pajetë i shtrirë në rrugë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Vesel Gashi, ka bërë të ditur se policia ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme për rastin.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Gashi tha se rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.
Gashi nuk ka dhënë detaje të tjera, se çfarë moshe ishte viktima.