Një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa që goditën Kievin të shtunën, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko.
Klitschko shtoi se mjekët po përpiqeshin të mbanin në jetë ata që ishin plagosur.
Ai shtoi se gjeneralët rusë kishin kërcënuar me sulme me raketa ndaj Kivit, dhe se kjo ishte ajo që po ndodhte.
Mbrojtja ajrore ukrainase ishte në funksion të plotë shtoi Klitchko në përditësimin e tij në Telegram, “por armiku është i pamëshirshëm”.
Sulmet ruse shënjestruan edhe një fabrikë ushtarake në kryeqytet, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes të cituar nga agjencia e lajmeve TASS.
Zëdhënësi i Ministrisë ruse së Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se 16 objektiva të ‘armikut u shkatërruan me raketa me precizion të lartë, duke përfshirë pajisje, magazina dhe baza të ruajtjes së armëve’.
Si në Kiev, shpërthime janë dëgjuar edhe në qytetin Lviv, në Ukrainën perëndimore mëngjesin e sotëm.
Në Telegram, guvernatori Maksym Kozytskyi tha se një sulm ajror kishte ndodhur midis orës 05:46 dhe 07:02 me kohën lokale./FolDrejt/