Një rast i cilësuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar” është raportuar që ka ndodhur në Prizren.
Në rrugën Ekrem Rexha të Prizrenit dyshohet se një person i dehur i ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë që në ato momente po i shqiptonin një tiketë dënimi për kundërvajtje.
Personi i dyshuar është arrestuar e pastaj është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur verbalisht zyrtarët policorë derisa po i shqiptonin një tiketë për kundërvajtje. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.