Sipas rezultateve të hetimit paraprak, autobusi po kthehej në Universitetin Brandeis pas një loje hokej të luajtur në Universitetin Northeastern në Boston.
Një person humbi jetën dhe më shumë se 20 persona u plagosën kur një autobus që transportonte pjesëmarrës në një lojë hokej u përplas me një pemë në periferi të Bostonit, thanë sot autoritetet, raporton AP, transmeton Fol Drejt.
Në njoftim thuhet se një student ka ndërruar jetë në vend, ndërsa 26 pasagjerët e mbetur, përfshirë edhe shoferin, janë shtruar në spital./FolDrejt/