Në Magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në pasditen e djeshme ka ndodhur eksplodimi i një veture, me ç’rast një person ka përfunduar i vdekur.
Ashtu siç kupton Fol Drejt, rasti kishte ndodhur në një pompë të derivateve. Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet:
“Është raportuar se në pompën e derivateve ka ndodhur një shpërthim – eksplodim i një veture me targa vendore e cila si pasojë e shpërthimit është djegur tërësisht, brenda së cilës veturë është djegë edhe një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj. Si pasojë e shpërthimit lëndime trupore në dorë ka pësuar viktima femër kosovare punëtore e marketit të pompës. Me urdhër të prokurorit trupi i karbonizuar i viktimës është dërguar në IML për obduksion, vetura e djegur është tërheqë për procedura hetimore, rasti vazhdon të hetohet.”/FolDrejt/