Të paktën një person humbi jetën dhe 46 të tjerë u plagosën nga shpërthimi në një pikë karburanti të palicensuar në Rumani.
Shpërthimi ndodhi në rrethin Crevedia në verilindje të qendrës së qytetit të Bukureshtit, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë Raed Arafat tha se katër nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar në Itali dhe Belgjikë për trajtim.
Ai tha se 26 zjarrfikës që u përpoqën të shuanin zjarrin pas shpërthimit të parë u plagosën dhe u dërguan në spital pas një shpërthimi të dytë.
Autoritetet thanë se shpërthimi i parë ndodhi gjatë mbushjes me gaz në pikën e palicensuar./FolDrejt/