Një lis u rrëzua në lagjen Pejton të Prishtinës dhe la të vdekur një 30-vjeçar.
Policia njofton se nga rrëzimi i tij është lënduar edhe një grua 35-vjeçare, e cila është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, transmeton Fol Drejt.
Sipas drejtorit, dr. Avdyl Pacolli, i ndjeri ka mbetur i vdekur në vendngjarje, ndërsa e lënduara me inicialet N. Gj. është pranuar në spital me fraktura të shumta – politraumë, por që gjendja e saj nuk është kërcënuese për jetën./FolDrejt/