Në protestat kundër qeverisë së presidentit kenian, William Ruto, të organizuara për shkak të kostos së lartë të jetesës, një person vdiq dhe 200 u arrestuan, njoftoi sot policia keniane.
Një studente në Universitetin Maseno në Kenia perëndimore u vra kur policia hapi zjarr ndaj protestuesve pasi iu mbaruan gazi lotsjellës dhe fishekët bosh, sipas një raporti të policisë, raporton Reuters.
Demonstruesit dolën në rrugët e kryeqytetit Nairobi dhe disa qyteteve të tjera me ftesë të liderit të opozitës dhe ish-kryeministrit kenian Raila Odinga për demonstrata, shtoi agjencia, transmeton Fol Drejt.