Të paktën një person ka humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur nga tërmeti që goditi sot pjesën qendrore të Japonisë.
Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter goditi prefekturën Ishikawa, në brigjet e ishullit japonez Honshu, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, njoftoi Reuters.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.5 ballë dhe ka ndodhur në një thellësi prej 12 kilometrash, transmeton Fol Drejt.