Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:00, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është me probleme shëndetësore mentale, i cili e kishte kanosur me thikë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, mirëpo viktima nuk kishte pësuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari dërgohet për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/