Në qytetin e Prishtinës është arrestuar një mashkull kosovar.
Ai dyshohet se ka telefonuar e pastaj ka ngacmuar viktimën femër kosovare dhe familjen e saj.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia.
“Prishtinë, 08.03.2022-19:00. Me 10.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti duke e telefonuar e ka ngacmuar viktimën femër kosovare dhe familjen e saj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.