Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Ai si pasojë e goditjeve të marra, ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton Fol Drejt.
“Obiliq 07.05.2022 – 02:45. Gjersa viktima mashkull kosovar ishte duke qëndruar në një motel, dy të dyshuar të pa njohur për të, e kanë sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me kondak të revoles. Të dyshuarit duke u largu nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë zjarri. Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK”, shprehen Policia e Kosovës në lidhje me rastin./FolDrejt/