Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas një sulmi të cilin ua bëri 4 personave.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 10:51, transmeton Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak se kishte sulmuar 4 viktimat meshkuj kosovarë. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/