Dy persona të mitur janë përfshirë në një rast të raportuar dhe të cilësuar nga Policia e Kosovës si “Tentim vrasje”.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orsës 16:19, transmeton Fol Drejt.
Viktima mashkull kosovar i mitur është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu i mitur.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është e rëndë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/