Policia tha se të shtënat kanë ndodhur pas konfliktit në një dhomë të mbushur me njerëz ku mbahej festa dhe duket se viktimat nuk janë qëlluar me dashje.
Të paktën një person ka mbetur i vrarë dhe tetë janë plagosur nga të shtënat që ndodhën mbrëmjen e së premtes në një festë të madhe në pjesën jugore të Kalifornisë, njoftoi sot policia.
Policia nga San Bernardino mbrëmë gjeti një person i cili u vra para vendit ku mbahej festa, në një qendër tregtare, në lindje të Los Anxhelosit, tha rreshteri Equino Thomas, raportoi AP./FolDrejt/