Një pjesëtar i inteligjencës gjermane është arrestuar nën dyshimin se ka spiunuar për Rusinë, thanë autoritetet.
Carsten L., punonjës i Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND), është arrestuar në Berlin, tha Zyra e Prokurorit Federal në një deklaratë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Sipas deklaratës, punonjësi i BND-së i ka siguruar një shërbimi të inteligjencës ruse “sekrete shtetërore” që ai kishte marrë gjatë veprimtarisë së tij profesionale.
Policia ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe vendin e punës së të dyshuarit, njoftohet më tej./FolDrejt/