Ekziston një tjetër kompani ushqimore në listën e prodhuesve të falimentuar në Gjermani.
Siç raporton “Lebensmittel Zeitung”, prodhuesi vegan i djathit Happy Cheeze GmbH ka paraqitur kërkesë për falimentim. Këtë e ka konfirmuar për mediat gjermane menaxheri i falimentimit Moritz Sponagel , transmeton Fenix, përcjell Fol Drejt.
“Happy Cheeze GmbH, me qendër në Cuxhaven, (Saksonia e Poshtme) ka nisur ristrukturimi intensiv që nga fillimi i vitit 2023 dhe dëshiron të ripozicionohet në treg me struktura dhe procese më efikase në të ardhmen”.
Shkak për problemet financiare janë problemet e likuiditetit të shkaktuara nga rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe të energjisë dhe rritja e hezitimit të klientëve për të blerë.
Lajmi i mirë është se kompania me gjithsej 27 punonjës është e siguruar “deri në njoftimin e dytë”, dhe pagat do të paguhen të paktën deri në tetor.
Produktet ofroheshin ndër të tjera në Rewe, Alnatura, Tegut dhe në dyqanet e ushqimit të shëndetshëm./FolDrejt/