Pjesëmarrësit e marshimit mbanin pankarta ku shkruhej “Duam të qëndrojmë gjallë”, ndërsa të tjerët shfaqnin foto të viktimave të femicideve.
Mijëra njerëz protestuan në Buenos Aires për femicidin dhe dhunën me bazë gjinore, si pjesë e një lëvizjeje që ekziston për shtatë vjet të quajtur Ni Una Menos (Jo më pak gra), raporton Reuters.
Tubimi u mbajt në qendër të kryeqytetit argjentinas pasditen e së premtes dhe përfundoi para Kongresit Kombëtar, ku protestuesit ndezën qirinj në kujtim të viktimave të dhunës me bazë gjinore./FolDrejt/