Dje në fshatin Petrovë të Prizrenit, sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, një punëtor është lënduar rëndë në vendin e punës, shkruan Fol Drejt.
Për këtë rast, është njoftuar edhe inspektorati i punës.
“Fsh Petrovë, Prizren 22.11.2022 – 13:10. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti ishte lënduar gjersa ishte duke punuar në vendin e tij të punës. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe inspektorati i punës. Viktima është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./FolDrejt/