Një rast i grabitjes është raportuar të ketë ndodhur në Gjilan, me ç’rast është garabitur një shumë parash nga një market.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:54, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24-orësh, një punëtore e një marketi ka raportuar se një i dyshuar mashkull, nën kanosjen e armës ka marrë kasën me të holla në të cilën kanë qenë rreth 150-200 euro dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Pas një pune hetimore nga ekipet policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/