Qershori është mbyllur me një bilanc tragjik, 15 të vdekur dhe 11 të plagosur si pasojë e aksidenteve rrugore dhe atentateve.
Më 3 qershor vritet Naim Bajri në Shkodër dhe plagoset Astrit Zeneli, i punësuari i Naim Bajrit.
68-vjeçari mbeti i vrarë në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”. Një automjet tip “Benz” u afrua pranë trotuarit dhe qëlloi në drejtim të 68-vjeçari ndërsa ai ishte duke pirë kafe. Viktima mori 7 plumba në trup.
Më 8 qershor Mariglen Hakës i bëhet atentat në një kryqëzim në Nikël.
Plumbi e kapi të riun në fytyrë (nofull), duke e lënë të plagosur.
Në shtator te 2019 Hakës iu be një atentat në Nikël, ku mbeti e vrarë halla e tij shpresa Basha.
Më 9 qershor një aksident tragjik i mori jetën familjes së efektivit Sokrat Lelaj në Fier
Aksidenti ndodhi në Buzëmadh të Fierit. Ndërroi jetë Sokrat Lelaj 54 vjeç, i cili ishte efektiv i FNSH-së dhe vjehrra e tij Bylyre Salaj 78-vjeçe. Më vonë në spital ndërroi jetë edhe bashkëshortja e Sokratit, Fatbardha Lelaj, 53 vjeçe.
Më 11 qershor vritet me thikë Petraq Gjika në Grecalli të Fierit.
Prej disa kohësh viktima 67-vjeç punonte si roje nate dhe ishte vëllai kryeplakut të fshatit Grecalli.
Në po të njëjtën ditë u vra 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj në afërsi të TEG-ut Tiranë.
27-vjeçarit iu bë atentat me tritol dhe lënda plasëse i ishte vendosur në makinë. Ai arriti të dilte nga makina edhe pse pa gjymtyrë, por humbi jetën më vonë në spital.
Sërish në datën 11, barinjtë në Kolonjë gjetën trupin e pajetë të një personi.
Policia konfirmoi se trupi i përkiste Sherif Mukajt, i cili ishte zhdukur nga 1 nëntori i vitit të kaluar.
Më 14 qershor u plagos me një plumb në bark Pjerin Brushtulli në Vepilojë
48-vjeçari mbeti i plagosur me armë zjarri dhe ishte ai vetë që njoftoi ambulancën.
Më 18 qershor u vra Martin Çeço në fshatin Kolanec të Maliqit.
Të dyshuar për ngjarjen janë Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, tashmë të arrestuar. Dyshohet se “molla e sherrit” ishte një vajzë me të cilën 26-vjeçari Çeço kishte lidhje.
Më 20 qershor humbi jetën një 15-vjeçar pas një aksidenti rrugor në aksin Belsh-Elbasan
T.N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet u përplas me motorin e O.M 15 vjeç. Bashkë me të miturin ishte dhe një tjetër 15-vjeçar, K.P i cili mori lëndime të lehta. Ndërsa 15-vjeçari që drejtonte motorin humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Më 24 qershor, një 15-vjeçar ndërroi jetë në spitalin e Fierit pasi u përplas nga një makinë.
15-vjeçari po udhëtonte me biçikletë në momentin e aksidentit, ndërsa shoferi pasi e përplasi u largua nga vendi i ngjarjes.
Më 25 qershor humbi jetën 40-vjeçari Erald Totilla.
Tortilla ishte duke udhëtuar me motor kur u përplas me një betoniere në afërsi të TEG-ut.
Më 25 qershor një 65-vjeçar mbeti i plagosur rëndë në Pogradec pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas me trafikndarësen metalike.
Goditja ishte e fortë dhe u desh ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës për të nxjerrë 65-vjeçarin nga mjeti.
Më 27 qershor Klaudia Xhaferaj dhe djali i saj 6 vjeçar vdiq pasi makina e cila drejtohej nga 25-vjeçarja doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.
Në po të njëjtën ditë, një 15-vjeçar humbi jetën pasi u mbyt në ujërat e lumit Drin. 15 vjeçari , nxënës i klasës së 9-të, ka qenë bashkë me shokët e klasës, në ekskursion në lumin Drin në fshatin Potgorcë.
Adoleshenti u fut për tu larë dhe nuk mundi më të dalë./abcnews.al/