Një rast i cilësuar nga policia si “Privim i kundërligjshëm i lirisë” ka ndodhur në Drenas. dje rreth orës 17:00.
Aty një qytetar është privuar nga liria, ku persona të panjohur për arsye të panjohura e kanë futur viktimën në një veturë pa targa dhe e kanë rrahur.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse rasti tashmë po hetohet, përcjell FolDrejt.
“Gllogoc 09.04.2022-17:00.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke ecur rrugës, persona të panjohur për motive (ende) të panjohura e kanë futur në një veturë pa targa dhe dyshohet se të njëjtin e kanë rrahur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton FolDrejt.