Një rast i dhunës familjare është raportuar në qytetin e Vitisë, ku i arrestuari dyshohet se e ka gjuajtur me enë qelqi viktimën femër kosovare.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ,pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka gjuajtur me një enë qelqi viktimën femër kosovare –kunatën e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë, raporton FolDrejt.