Kështu, numri i përgjithshëm i makinave elektrike në rrugët në mbarë botën është rritur në 16.5 milionë automjete deri në fund të vitit 2021.
Shitjet e makinave elektrike në botë, duke përfshirë hibride plotësisht të elektrizuara dhe plug-in, u dyfishuan në vitin 2021, duke arritur një rekord të ri prej 6.6 milionë, sipas raportit të sotëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) “Global Electric Vehicle Market Overview”, transmeton Fol Drejt.
Kina kishte gjysmën e shitjeve totale botërore të makinave elektrike me 3.3 milionë njësi, ndërsa shitjet në Evropë u rritën me 65% në 2.3 milionë vitin e kaluar./FolDrejt/