Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Një republikë në ankand

2 vjet më parë
in KRYESORE, OP/ED
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Pak më shumë se dy javë pas publikimit të artikullit «The President, the Soccer Hooligans and an Underworld ‘House of Horrors’» në New York Times, Qeveria e Republikës së Kosovës çoi njësitë speciale të policisë në veri, për t’ua siguruar mbarëvajtjen e punës kryetarëve që i fituan garat zgjedhore në katër komunat veriore, përkatësisht në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan. Përpjekjet e Prishtinës zyrtare për t’i funksionalizuar institucionet lokale në këto komuna, pas publikimit të rezultateve zgjedhore, për befasi, u kritikuan nga bashkësia ndërkombëtare.

Nga Imer Topanica

Veç shumicës së qytetarëve, të gjithë u rreshtuan kundër Albin Kurtit, Kryeministër i Republikës së Kosovës: Ambasadori Jeffrey M. Hovenier, analistët nga mediat mainstream dhe opozita. Për më tepër, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian (BE), QUINT-i dhe të gjithë ata që i kishin cilësuar zgjedhjet si të rregullta, paradoksalisht, po e cilësonin ndërhyrjen e forcave speciale të policisë, si të papranueshme. Përse?

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

A nuk ishin vetë serbët ata që i braktisën në mënyrë të organizuar institucionet e Kosovës? A nuk ishin vetë serbët ata që morën vendim të mos merrnin pjesë në zgjedhjet e shpallura nga po këto institucione? Kush i dha urdhër Listës Sërbska t’i braktiste rrugët kushtetuese? Natyrisht, përgjigja është “një sekret publik”.

«Është koha që edhe serbët e Kosovës të vijnë në vete dhe t’i dërgojnë mesazh Beogradit: Mos na mbroni më, për hir të Zotit, ne nuk mund ta durojmë më atë mbrojtje!»  – shkruan së fundi intelektuali serb Ljubomir Madžar, pasi shtron dilemën retorike nëse ka ndonjë rast «që një serb nga Kosova të jetë shpëtuar prej dhunës lokale nga autoritetet e Beogradit?» Natyrisht atij nuk i kujtohet, sepse nuk ka. Se Madžar nuk është i vetmi që sot e thotë hapur se qytetarët serbë në veri të Kosovës janë viktima të politikave të pista të Aleksandër Vuçiqit, i cili i ka ngritur në pushtet grupet shoveniste, kriminale, duke i përkëdhelur e forcuar deri në një masë sa ata t’i shërbejnë si “arinj në zinxhirë”.

Kontrabandë me drogë, armë, njerëz, deri edhe vrasje me porosi, janë specialitetet e preferuara të këtyre “arinjve”. Artikulli i New York Times e thotë këtë qartë. Kryeministri Kurti, gjatë interpelancës së të premtes po ashtu dekonspiroi këto grupe përpara parlamentarëve dhe ndërkombëtarëve, duke iu kundërpërgjigjur tërthorazi kritikave dhe njëkohësisht duke artikuluar arsyen kryesore se pse nuk po ua dorëzon këtë pjesë të republikës këtyre huliganëve.

«Rreziqet më të dukshme sot janë të përqendruara në Kosovë, një vend në jug të Serbisë që është etnikisht shqiptar, por që përmban xhepa me shumicë serbe, veçanërisht në veri» – shkruan Times në artikullin e famshëm, ndërsa e shtron kontekstin fragjil duke i theksuar deri në detaje raportet e Vuçiqit me kriminelët. Për Times, skenari që i ka lënë zgjuar liderët perëndimor është pikërisht ky kur, në një rast hipotetik, Vuçiq duke aluduar në kërcënimet që i kanosen minoritetit serb në “xhepat” brenda hartës së Kosovës «të dërgojë trupa përtej kufirit dhe anekson veriun e Kosovës.»  

Kësisoj, harta e skicuar nga Richard Holbrooke e Ballkanit Perëndimor e vitit 1995 të pësonte një ndryshim, duke pasur për konsekuencë një përgjakje të re faqet e historisë.

Për fragmente të tilla gazetarët serbë në Beograd ia shtruan një pyetje të çuditshme (në lexim të parë), ambasadorit  Christopher Hill: Nëse CIA e kishte ndihmuar New York Times-it, ta shkruante artikullin që ia grisi maskën Vuçiqit?

Këndej nesh, ky artikull u la disi në harresë. Të famshmit e ekraneve tona, përkundrazi, e vunë në pikëpyetje jo vetëm sinqeritetin e kryeministrit, por edhe legjitimitetin e shtrirjes së ligjit dhe rendit në këtë pjesë të Kosovës, çerdhe, siç është vërtetuar tashmë, e krimit të organizuar.

Toby Vogel u citua së fundmi nga The Guardian duke thënë se pikërisht presioni mbi Kosovën është i padrejtë, duke qenë se «nuk ishte policia e Kosovës apo qeveria që plagosi dhjetëra paqeruajtës të NATO-s. Ishin grupe të armatosura serbe».

Por përse ky keqtrajtim i Kosovës në këso përmasash? Përse qenka “prishja e çerdhes” së krimit të organizuar, i papranueshëm për miqtë ndërkombëtarë? Një çerdhe ku Veljko Belivuk nuk është i vetmi protagonist.

Sepse kjo copë toke e premtuar për serbët qiellorë (këtu futen nacionalistët – shovinistë), është vënë në “pazar” për Vuçiqin, i cili ende perceptohet si figurë e cila mund ta çlirojë republikën serbe nga “kthetrat” ruse. Prandaj, ndonëse u tha se qeveria jonë ndërmori hapa të ngutshëm… Por çështja është çfarë të bëjmë me republikën? Me sistemin demokratik? A ta shpallim ndërkombtarokraci ku ambasada e ShBA-ve ta kishte rolin kryesor? A ta privatizojmë? Çfarë na duhet një parlament, një presidencë, një qeveri dhe përgjithësisht një republikë që nuk ka të drejtë ta respektojë kushtetutën e saj? Pse nuk e vëmë në ankand publik këtë gjysmë republikë?

Tags: Ambasada Amerikane e KosovesImer Topanicanew york timesThe Guardian
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Rusët, pretendojnë se vranë 250 trupa ukrainase, shkatërruan tanke e automjete të tjera të blinduara

Lajmi tjetër

Nga sot deri më 9 qershor shënohet Java e Ndihmës Juridike Falas

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM