Roja që u gjet i vrarë me thikë sot është bërë objektiv i një sulmi me thikën edhe më parë.
Ngjarja ka ndodhur në 4 korrik të vitit 2018 dhe në atë kohë është cilësuar si ngjarje për motive të dobëta, raporton abcnews.al.
Gjika në atë kohë ka qenë i ulur në një lokal kur është godit me thikë, e më pas ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit.
Petraq Gjika u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm rreth orës 06:40 në fshatin Mbrostar Ura, në Fier.
Ekspertët e drejtorisë së policisë Fier po krehin të gjithë zonën.
Paraprakisht dyshohet se ka qenë një person i vetëm ai që ka kryer vrasjen, autori është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.
Roja i gjetur i vrarë, është vëllai i kryeplakut të fshatit të Grecalli. Trupi i pajete i rojes nga banore te zonës, jashtë serave te kultivuara me sallator. Trupi i goditur me thike disa here
Është gjetur jashtë godinës ku qendronte për të ruajtur objektin.
Abcnews.al mëson se trupi i pajetë është gjetur nga një kalimtar i rastit në një kanal, pranë një vendgrbullimi plehrash, pranë serave, në fshatin Mbrostar Ura.
Shenjat e prerjes janë konstatuar në kokë. Viktima është babai i tre fëmijëve.
Mësohet se objekti ruhet me kamera sigurie. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia e Fierit, e cila po merr të gjitha provat nga vendi i ngjarjes qe mund te çojnë tek autori i saj./abcnews.al/