Sateliti 38-vjeçar i NASA-s do të bjerë në tokë këtë fundjavë – shumica e pjesëve të objektit 2440 kilogramësh do të digjen në atmosferë, por supozohet se disa pjesë do të bien sërish në tokë.
Agjencia amerikane e hapësirës përcaktoi probabilitetin që dikush të lëndohet për shkak të rënies së pjesëve të satelitit “në një në 9400”, raportoi “New York Post”.
Sateliti mund të bjerë nesër në mëngjes, njoftoi Departamenti Amerikan i Mbrojtjes./FolDrejt/